Njihuni me parashikimin e motit për sot, e shtunë 23 shtator!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të nxehta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta dhe mesatare. Në mbrëmje ka shtim vranësirash deri të dendura duke nisur nga Ultësira Perëndimore për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore ka erë intensive me shpejtësi deri në 10-15 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
19/34
Diell re
Kukës
18/36
Diell re
Lezhë
21/33
Diell re
Dibër
17/35
Diell re
Durrës
21/35
Diell re
Tiranë
22/36
Diell re
Elbasan
19/37
Diell re
Berat
20/38
Diell re
Vlorë
22/35
Diell re
Korçë
18/33
Diell re
Gjirokastër
17/36
Diell re
Sarandë
20/32
Diell re