Rita Ora rrëfen për herë të parë jetën intime me bashkëshortin 16 vite më të madh
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Rita Ora rrëfen për herë të parë jetën intime me bashkëshortin 16 vite më të madh](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/09//rita-ora-rrefen-per-here-te-pare-jeten-intime-me-bashkeshortin-16-vite-me-te-madh.png)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora një vit më parë kurorëzoi me martesë lidhjen e saj disa vjeçare me Taika Waititi.
Së fundmi teksa ishte e ftuar në emisionin “Watch What Happens”, ajo ka treguar më shumë rreth jetës së saj personale.
Gjatë intervistes artistes iu kërkua që të komentonte me një fjalë bashkëshortin e saj, ndërsa duke mos nguruar ajo tregoi se Taika është shumë i mirë në shtrat.
Kujtojmë që një muaj më parë gjatë një interviste për emisionin “National Geographic”, Rita shprehi dëshirën e madhe për tu bërë nënë për herë të parë.
“Unë do të doja të kisha fëmijë, por sigurisht kur të jetë koha e duhur”, u shpreh artistja.