Ende ndjen për të? Pas dedikimit të Olsit, Egli bën postimin e papritur
Olsi Byluku publikoi ditën e djeshme projektin e tij më të ri muzikor, “ISH” , në një bashkëpunim me Inis Nezirin.
Kënga ishte dukshëm një dedikim për ish-partneren e tij, Egli Takon dhe këtë e konfirmon teksti i këngës.
Olsi shpesh postonte në InstaStory, si për të bërë të ditur se kënga e tij do të publikohet shumë shpejt, duke ndarë dhe një nga vargjet e këngës, ku shprehej: “Baby të kam pas n’mish, e tash një ish“.
Mirëpo pak pas këtij postimi, po të njëjtën ditë Egli i habiti të gjithë, teksa në InstaStory shpërndau një kujtim të vjetër të sajin dhe të Olsit, teksa ndodheshin në Greqi.
Postimin Egli e shoqëroi me një zemër të kuqe.
Për lidhjen e saj me Olsin, Egli foli edhe në një intervistë për “Mos i bjer me top” në “E diell”.
E pyetur nëse i mungon këngëtari, Egli tha:
“Është krejt normale. Patjetër që ka patur momente që ndjehet mungesa. Ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe shumë e gjatë dhe sigurisht që ka momente që ndjen mall edhe mes atij lëmshi të madh”.