Paqja e Valbona Selimllarit kthehet në çmenduri në timon: “Kam ecur me 210 km/h”
E ftuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell”, ikona e bukurisë Valbona Selimllari ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale.
Mes të tjerash ajo na zbuloi edhe një pasion të madh të sajin që është makina, e kështu Valbona na zbuloi se në rini i pëlqente shumë shpejtësia.
“Unë me makinën kam një marrëdhënie, shumë të ngushtë, makinën e kam shokun më të mirë të jetës. Në momente që kam nevojë për Bonën dhe për një farë lirie, futem në makinë, timonin dhe pastaj ku të më çojë liria ime.
Do të të them që e kam nisur duke shkuar dhe 210 km/h, që është absurde, sot kur e mendoj them, ka mundësi të jetë njeriu kaq i papërgjegjshëm? Zoti nuk më ka sprovuar dhe shpresoj që të mos ndodhë, por sigurisht që jam shumë e kujdesshme pas lindjes së fëmijëve. Kur i kam ata në makinë është e pamundur që mos të jem e kujdesshme. Edhe kur jam vetëm sepse jeta ime i përket atyre dhe më duket një papërgjegjshmëri shumë e madhe. Është papërgjegjshmëri shumë e madhe, e pafalshme, mos e bëni këtë gabim. Është e çuditshme, kur shikoj të rinj, që më parakalojnë i ndjek dhe kur ka ndonjë moment që ndalojnë, i shkoj anash dhe ia bëj me shenjë, edhe i them ore 30 minuta përpara ose 10 minuta përpara në destinacion, mendon se është më e rëndësishme se jeta jote?”, tha ajo.