Pas shkëputjes disavjeçare, Eni Koçi bën para paralajmërimin e bujshëm për fansat
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Pas shkëputjes disavjeçare, Eni Koçi bën para paralajmërimin e bujshëm për fansat](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/09//pas-shkeputjes-disavjecare-eni-koci-ben-para-paralajmerimin-e-bujshem-per-fansat.jpeg)
Eni Koçi ka dhënë një lajm mjaft të bukur për fansat, pasi ka thënë se shumë shpejt do e shohim me projekte të reja muzikore.
Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, ka disa vite që është shkëputur nga muzika, duke mos sjellë këngë të reja për fansat e saj.
Por së fundmi, ajo ka dhënë një lajm mjaft të bukur për ata, pasi ka thënë se shumë shpejt do e shohim me projekte të reja muzikore.
Lajmin emocionues e ka bërë të ditur vetë, artistja. Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, Eni Koçi u pyet kur do t’i kthehet muzikës, ajo ka thënë se është duke punuar në studio në disa projekte.
“Tash i jam kthyer punës në studio dhe po punoj me projektet e reja që do të publikohen së shpejti”, ka thënë këngëtarja e njohur.
Ndërkohë gjatë kësaj kohe, Eni duket se ka marrë pushim duke iu dedikuar tërësisht familjes së saj dhe vetes, por sot ka njoftuar rikthimin e saj në muzikë.