Tensionet në veri të Kosovës/Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tensionet në veri të Kosovës/Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky takim është duke u mbajtur pas zhvillimeve të fundit në Banjskë të Zveçanit.

Deri tani nga sulmet në veri është raportuar për një polic të Kosovës të vrarë dhe dy të plagosur, ndërkaq tre sulmues serbë janë vrarë.

Edhe Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, ka qëndruar para pak kohe në ndërtesën e Qeverisë.

Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Vlen të theksohet se në takim nuk kanë qenë ambasadorët tjerë të vendeve të Quint-it.

Takimi, ndonëse nuk është paralajmëruar dhe nuk janë dhënë detaje për të, besohet të ketë ndodhur pas sulmit të mëngjesit të sotëm në veri nga një grup i armatosur kriminal, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Tensionet në veri të Kosovës, Varhelyi: Dhuna të ndalet menjëherë! Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it

Ndërkaq, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, e ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe dy të tjerë u plagosën.

“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve.Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, deklaroi Varhelyi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE