U tha se po mendon martesën, Fjolla Morina i bën dedikimin e veçantë partnerit duke zbuluar një detaj
vovalbania
September 24, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtarja Fjolla Morina e ka nisur ditën me dashuri dhe energji pozitive sot.
Ajo ka postuar në Instatsory një ‘selfie’ me të dashurin e saj të ri, fytyrën e të cilit e ka mbuluar me një emoji zemre, teksa i bën një dedikim dashurie në mbishkrimin e fotografisë.
“Sot është festë e dyfishtë, ditëlindja jote dhe përvjetori jonë deri në pafundësi”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.
Pas disa periudhave të vështira në jetën e saj këtë vit, Fjolla i është rikthyer normalitetit.
Pak ditë më parë ajo na ka prezantuar me të dashurin e saj të ri, dhe duket se po e shijon romancën me të.