Vrasja e efektivit në veri, Sarazin niset për në Kosovë

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e efektivit në veri, Sarazin niset për në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, e ka dënuar ashpër “sulmin e tmerrshëm” ndaj Policisë së Kosovës.

Nga Berlini është konfirmuar se të dielën në Kosovë do të udhëtojë Manuel Sarazin, përfaqësuesi i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor.

“Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë së rrezikuari jetë. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë mes tjerash ministria gjermane.

Çfarë dihet deri më tani:

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.
Policia më vonë gjatë ditës e ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve dhe arrestimin e një tjetri, gjatë këmbimit të sulmeve me armë zjarri në atë pjesë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se Manastiri në Banjskë është kthyer në “burim të sulmeve”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen, pasi sipas tij, Policia i ka rrethuar.
Autoritetet e Kosovës e kanë dënuar sulmin ndaj Policisë dhe e kanë fajësuar Serbinë për të.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar ashpër vrasjen e zyrtarit policor. BE-ja ka bërë thirrje për vërtetim të fakteve dhe nxjerrje të autorëve para drejtësisë.
Përfaqësuesi i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin niset sot drejt Kosovës.
Pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinje dhe Bërnjak, janë mbyllur për qarkullim.
Presidenti i Serbisë, Aleksadnar Vuçiq do t’i drejtohet kombit në pasditen e së dielës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE