Do të qeshim apo do të qajmë me “Në kuadër të dashurisë”?! Koloreto Cukali: “Publiku është i uritur për dashurinë…
Prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes të të gjithëve. Tashmë më në fund pritjes i erdhi fundi dhe më në fund është publikuar traileri i “Në kuadër të dashurisë”. Premiera do të prezatohet më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve. Lidhur me filmin, përmbajtjen, aktorët dhe shumë të tjera, ka qënë i ftuar në “Ftesë në 5”, regjisori Koloreto Cukali, i cili na ka shuar pak kureshtjen mbi “Në kuadër të dashurisë”…
Cili nga aktorët ishte më nazeliu?
Unë kam dëgjuar për aktorë nazelinj, por në fakt nuk bënte naze njeri. Aktorët kanë punuar me orë të zgjatura sepse filmi ishte shumë i ngjeshur dhe nuk kam dëgjuar asnjë aktor që të ankohet. Të gjithë ishin shumë profesionistë dhe ky ka qenë shumë fat.
Cili nga aktorët kërkonte që të bënte shumë dubla?
Olta. Të gjithë aktorët kërkojnë më shumë se një dubël sepse mendojnë se mund të bëjnë edhe më mirë. Por njeriu më i uritur për të bërë më shumë dubla, ishte Olta Gixhari. Kjo është një shenjë e ambicies së aktores që kërkon të japë maksimumin.
Do të qeshim apo do të qajmë me këtë film?
Ne kemi bisduar gjatë me Ledionin se çfarë drejtimi do të marrë. Drejtimi varet dhe nga marketing, se çfarë do të donte publiku. Ramë dakord që romanca është gjëja më e rëndësishme. Filmi ka momente komedie të mira, ka dhe personazhe të vendosur aty pikërisht për të dhënë komedinë. Por ne kemi tentuar t’i japim pak më shumë drejtim romancës sepse unë gjykoj që gjëja që na mungon më shumë në të përditshmen është dashuria, komedi kemi. Publiku është më i uritur për dashurinë. Ne donim që jo vetëm t’i japim publikut një dashuri të re, por edhe këtë që është venitur dhe ka një fund të lumtur pastaj. Menduam të japim romancën dhe dramën që kthehet në romancë.