Filmi i Oltës dhe Luizit; publiku kritikon keq “Top Channel” dhe Sara Hoxhën, por pse?! (Foto)

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Filmi i Oltës dhe Luizit; publiku kritikon keq “Top Channel” dhe Sara Hoxhën, por pse?! (Foto)

Dy ditë më parë, u bë e ditur se premiera e filmit të shumëpritur, “Në kuadër të dashurisë”, do të jetë në 9 tetor.

Ndërsa ditën e djeshme u publikua edhe trailer-i i filmit, i cili u pëlqye pa masë nga ndjekësit.

Mirëpo duket se një detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve, duke i bërë këta të fundit të revoltohen.

Në postimin zyrtar të faqes “Top-Channel” dhe “Top Channel Films” për premierën e filmit, ndjekësit vunë re se emri i Sara Hoxhës është i renditur para aktorëve të mirëfilltë, çka i ka revoltuar ata jo pak.

Rrjeti shprehet se ky është një detaj i vogël, por i rëndësishëm, pasi sipas tyre në radhë duhet të ishin fillimisht aktorët e mëdhenj e më pas të tjerët.

Sipas ndjekësve, pozicionimi i Oltës dhe Luizit është i kuptueshëm sepse janë protagonistë, por emri i blogeres nuk duhet të renditej sipër emrave të aktorëve të tjerë, pasi ajo nuk është një e tillë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE