Mot i paqëndrueshëm në vend, vranësira e shira!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me alternime të herëpas’hershme kthjellimesh, me këto të fundit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpas’hershme me intensitet.
Në periudha të shkurtra kohore, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar e në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje (verilindje dhe juglindje) ka reshje të izoluara, me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Po ashtu ka mjegullinë e shikim të reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era është relativisht intensive e me shpejtësi 10-14 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
15/32
Diell /re shi
Kukës
16/31
Re shi /diell
Lezhë
14/32
Diell /re shi
Dibër
15/33
Re shi /diell
Durrës
16/32
Diell /re shi
Tiranë
18/32
Diell /re shi
Elbasan
19/34
Diell /re shi
Berat
19/34
Diell /re shi
Vlorë
17/32
Diell /re shi
Korçë
15/30
Re shi / diell
Gjirokastër
13/33
Diell /re shi
Sarandë
17/31
Diell /re shi