“Nuk jam ndjerë kurrë kështu në jetën time”- Klea Huta në gjendje të keqe shëndetësore
Këngëtarja dhe moderatotja Klea Huta ka ndarë me ndjekësit e sotëm një postim në InstaStory, tek tregoi gjendjen e saj aktuale shëndetësore.
Duke u kërkuar ndjekësve të kujdesen për veten, ajo u shpreh se 24 orët e fundit nuk kanë qenë të lehta për të.
Madje, Klea shtoi se nuk është ndjerë kurrë kështu në jetën e saj pasi ka patur shumë dhimbje trupi deri në atake paniku.
“24h i fundit ishte sfidues. Simptoma te cuditshme qe filluan me kriza barku, shqetesime gastrointestinale, dhembje trupi e deri ne panick attack. Vendosa te vishem, te lyhem, e te dal e te mos i bej shoqeri krevatit dhe pse fizikisht jam e pafuqishme dhe ndihem cuditshem. Never ever felt this way in my life. Uroj shume qe te jeni mire dhe kujdesuni per veten.’– shkroi ajo.
Ne i urojmë Kleas shërim dhe kjo situatë të kalojë sa më shpejt!