Personazhi i njohur tregon shifrën e çmendur të lekëve që fiton nga TikTok-u
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Kozak, ka folur për jetën e tij gjatë një interviste në Top Channel.
Gjatë intervistës, ai është pyetur se sa para ka në bankë, teksa u shpreh si fillim se nuk mban para në bankë por cash.
Më pas, ai tregoi se fiton rreth 7 mijë euro në javë dhe në total kursimet e tij shkojnë rreth 800 mijë euro të cilat i ka cash.
Moderatorja: Sa para ke në llogarinë tënde bankare aktualisht?
Kozak: Në bankë nuk është se mbaj lekë, i mbaj vetëm cash. Kam nja 800 mijë euro.
Moderatori: Hajde e lëmë këtë emision, ikim bëjmë live në TikTok.
Kozak: Ka shumë njerëz që thonë që gënjej dhe dua t’ja shpjegoj. Njerëzit që merren me live e dinë se sa lekë fitoj. Unë kam tre vite që marr nga 7 mijë euro në javë. Llogariteni vetë se sa lekë shkon për tre vite.