“Zëri më i bukur në botë…”, për kë e ka Kiara Tito?
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Ditën e djeshme Luizi ka publikuar një cover të “Can’t help falling in love” nga Elvis Presley. E dihet se si në çdo projekt të tij edhe këtu nuk mund të mungonte suporti i Kiarës, e cila e ka ripostuar këngën në Instastory ka e ka konsideruar zërin e Luizit më të bukurin në botë.
Zëri më i bukur në botë Alban
Prej muajsh tashmë që prej përfundimit të “BBV2”, suporti dhe dhuratat e shumta nga fansat për Kiarën kanë qenë të shumta. Edhe së fundmi ende vazhdon po njësoj suporti i tyre ndaj saj e për këtë Kiara ka bërë një postim, ku i ka falenderuar për dashurinë që i kanë dhuruar.