I dashuri i saj, Fred De Palma bën tatuazh dedikuar Jori Dellit?
Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.
E tashmë që kanë vendosur që ta bëjnë publike lidhjen e tyre duket se Jori dhe partneri i saj, Fred De Palma nuk e kanë problem të postojnë foto dhe video me njëri-tjetrin. Me anë të disa postimeve duket se Jori dhe Fred kanë shkuar me pushime, vend të cilin nuk e kanë zbuluar ende. Në postimin e fundit Jori shfaqet duke bërë një tatuazh në qafën e të dashurit të saj, që duket të jetë shkronja e parë e emrit të saj.
Pasi Jori konfirmoi publikisht lidhjen e saj me reperin italian, ndjekësit në Instagram nuk e kanë lënë aspak të qetë. Kjo për shkak se kanë rikujtuar momentin kur Jori brenda shtëpisë së “BBV2” ka paragjykuar Krist Aliajn për faktin se mban të lyer thonjtë e gishtave të dorës me manikyr ndërsa tashmë i dashuri i saj Fred De Palma gjithashtu i mban thonjtë e lyer si Kristi. Këtë ndjekësit e kanë rikujtuar dhe ka shumë video që janë bërë virale.