Konfirmohet zyrtarisht kryetari i jurisë së “Dancing With The Stars”!
“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. E pasi zbuluam konkurrentët e DWTS, tani ka ardhur radha e jurisë.
Gjatë ditës së djeshme u konfirmua se, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.
Një tjetër anëtare jurie, Lori Bala u publikua gjithashtu dje. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike. Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë kështu ftesën live në gjysmëfinale për të qënë pjesë e jurisë. Ndërkohë, Valbona Selimllari u konfirmua sot përmes një postimi në Instagram.
Balerin dhe koreograf i shquar në Shqipëri dhe jashtë saj. Pjesë e programeve televizive italiane si “Buona Domenica” apo talent show i famshëm “Friends”. Ka qenë për 7 edicione radhazi kryetar jurie në “Dancing With the Stars”. Karizmatik, por edhe thumbues, ju prezantojmë me Ilir Shaqirin, Kryetarin e jurisë së #DWTS.