Pak pasi njoftoi gjendjen e keqe, përfundon në spital Klea Huta (Foto)
vovalbania
September 26, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ditën e djeshme, Klea Huta shqetësoi jo pak ndjekësit e saj në Instagram me një postim të bërë në InstaStory.
Teksa po tregonte se në 24 orët e fundit nuk ka qenë aspak mirë nga gjendja shëndetësore, ajo shtoi se nuk është ndjerë kurrë kështu në jetën e saj pasi ka patur shumë dhimbje trupi deri në atake paniku.
Mirëpo po pak pas këtij postimi, Klea ka përfunduar në spital.
Këtë e bëri vetë të ditur ajo nëpërmjet një tjetër postimi, ku shihet duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.
“Faleminderit te gjitheve per kujdesin…Jam shume me mire. Neser do i’u tregoj se pse kam ne dore kete vigon dhe cfare vitaminash kam marre”, u shpreh Klea.
I urojmë shërim të shpejtë moderatores.