Shqetësoi ndjekësit me pamjen e tij, reagon publikisht Arjan Konomi
Arjan Konomi shqetësoi jo pak ndjekësit në rrjetet sociale me pamjen e tij të fundit.
Opinionisti u shfaq ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim, me flokë të thinjur, ngjyra e lëkurës e zverdhur, si dhe enjtje në pjesën e syve dhe hundës.
Pikërisht nisur nga këto detaje, ndjekësit vërshuan në sektorin e komenteve të Konomit, duke i drejtuar pyetje nga më të ndryshme, mes tyre edhe nëse po vuan nga ndonjë sëmundje.
E duket se ka ardhur momenti që opinionisti të reagojë lidhur me komentet e ndjekësve.
Me anë të një postimi në Instagram, ai sqaron se është shumë mirë me shëndet, teksa i falenderon ndjekësit për shqëtësimin e tyre.
“Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua! Fjalët e kësaj kënge duken sa jam bërë për mua : “Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time”, tha Konomi.