Zuri vendin e Arjan Konomit në “Për’puthen”, Ledjana Prenga ironizon Aulona Mustën
vovalbania
September 26, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen”, gazetarja dhe moderatorja e njohur Aulona Musta iu bashkua programit si opinionistja më e re.
Mirëpo sot Aulona pati një debat me një nga djemtë konkurrentë të programit, të cilit iu drejtua me fjalën “gore”.
Ky moment u komentua jo pak në rrjetet sociale, ndërsa Aulona mori disa kritika.
Një prej këtyre kritikave erdhi nga ana e ish konkurrentes së “Për’puthen”, Ledjana Prenga, e cila në mënyrë ironike e vlerësoi edukatën e Aulonës me 10/10.
Më pas ajo tagoi ish opinionistit Arjan Konomi, tek shkroi: “Po s’ka të dytë si ty, nuk ka jo…!”
Nga ana tjetër Arjani e ka ripostuar këtë InstaStory të Ledjanës tek ka përdorur dy emoji të qeshura.