Banore apo opinioniste në “Big Brother VIP 3” si e shikon veten Olta Gixhari?!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banore apo opinioniste në “Big Brother VIP 3” si e shikon veten Olta Gixhari?!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm nga karriera e saj por edhe për projektet që ajo do të jetë e angazhuar si filmi “Në Kuadër të Dashurisë” dhe spektakli “Dancing With The Stars” dhe jo vetëm…

Duke qenë se ajo spikati edhe gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri atë të “Big Brother VIP” a do të donte apo do ta ribënte edhe njëherë?

Po, do ta ribëja. E kam menduar disa herë këtë pyetje edhe me veten time dhe po do ta ribëja. Nuk jam fare pishman që e kam bërë dhe e kam bërë në kohën e duhur. E kam shijuar shumë por mbetet aty, e kam lënë githçka aty natën e 1 prillit kur unë e mbylla atë derë që askush nuk e besoi sepse ishte edhe dita e gënjeshtrave, por e kam lënë të gjithë si një “eksperiencë të gënjeshtërt” po e them si metaforë këtë. E kam paketuar dhe e kam lënë aty. U riktheva në personalitetin tim dhe në përditshmërinë time psikologjike. 

A do të pranonte Olta Gixhari një ofertë për në “Big Brother VIP 3” për të qenë opinioniste?

Jo, nuk besoj nuk e kam në ambiciet e mia këtë pozicion. Është hera e parë që e mendoj dhe mua më është bërë shumë si pyetje edhe nga njërëzit që kanë dëshirë të dinë pak më shumë se çfarë do të bëhet në të ardhmen por nuk e kam menduar me seriozitet ose me një lloj mendimi brenda. 

Aktorja shtoi gjithashtu se:

Është spektakël që të rreh zemra fort realisht. Unë kam menduar që emocionet më të mëdha kanë qenë të premierës kur unë dilja në Teatër Kombëtar por jo sepse emocionet që unë kam përjetuar dhe rrahjet e zemrës që kam pasur në ‘Prime’-t e Big Brother VIP nuk besoj se do t’i përjetoj dot më. Nuk duroj dot më. (qesh) 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE