“Bëhem pak e ashpër me njerëzit që dua…”/Olta Gixhari dhe roli i saj si anëtare jurie në “Dancing With The Stars”!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Bëhem pak e ashpër me njerëzit që dua…”/Olta Gixhari dhe roli i saj si anëtare jurie në “Dancing With The Stars”!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj edhe për projektet që ajo do të jetë e angazhuar si filmi “Në Kuadër të Dashurisë” dhe spektakli “Dancing With The Stars” dhe jo vetëm…

Duke qenë që Olta do të jetë anëtare jurie në DWTS a do të mbajë ajo me hatër Eni Shehun apo Armaldo Kllogjerin të cilët do të jenë konkurrentë në këtë edicion të dytë?

Unë nuk e di si do të sillem aty sepse jam natyrë shumë spontane. Di të them se njerëzit që unë i dua shumë më ndezin një lloj agresiviteti. Bëhem pak e ashpër me njerëzit që dua, ndodh e kundërta. Me njerëzit që unë kam marrëdhënie dhe që kam besim dhe që i quaj të afërt unë gati-gati në dukje sillem keq dukem si njeri kryeneç, mëndjemadh, arrogante.

Ka një arsye se pse e bën këtë?

E kam nga dashuria e madhe. (qesh) E bëj si shenjë konfidence. Me njerëzit që unë dua të krijoj një lloj konfindece i them një fjalë më shumë apo ngre pak tonin më shumë, nuk e kam problem. Mund të bëj edhe ironi me ta sepse i ndjej si të afërt. Kjo është një nga pjesët e rëndësishme që edhe brenda shtëpisë nuk më është kuptuar.

Olta Gixhari ka shtuar gjithashtu se:

Unë kam kërcyer në Ansamblin e Durrësit nga klasa e pestë deri në vitin e tretë në gjimnaz dhe kam bërë premiera dhe shaqje çdo fundjavë dhe spektakle në Durrës. Unë kam kërcyer gjithë jetën. Dëshira ime e parë dhe ëndrra ime e parë ka qenë që të bëhem balerinë prandaj kërcej aq mirë sepse kërcimin e kam pasion të jashtëzakonshëm po aq sa kam edhe aktrimin. Ndërkohë jam trajnuar por nuk mjafton vetëm kjo sepse unë kam mbaruar shkollën e aktrimit dhe me kërcimin është jashtë mase e lidhur. 

Për mua një artist duhet të jetë i kompletuar, të ketë vetbesim. Një artist i mirë nuk do të thotë se nuk gabon apo nuk rrëzohet në skenë por mënyra se si çohet pasi rrëzohet për mua do të thotë shumë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65786 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE