“Të dua përgjithmonë…”, Noizy feston ditëlindjen, ja urimi i Loredanës!
Në shtëpinë e Noizy-t sot ka festë. Reperi i njohur ka ditëlindjen dhe mbush 37 vjeç. Në ditën e tij të veçantë, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, të afërmit dhe kolegët, e sigurisht që nuk kanë munguar as të fansave të tij.
E mes shumë urimeve të miqve të tij nuk mund të mungonte edhe urimi i Loredanës, të cilët janë shumë miq të mirë dhe kanë edhe një bashkëpunim muzikor. Teksa ka postuar disa foto të tyre, Loredana ka shkruar:
Urime ditëlindjen, ta dua zemrën. Ti meriton më të mirat. Je shumë shok i mirë, Zini! Të dua përgjithmonë dhe Zoti të bekoftë
Karim Adeyemi duket se po njihet me shoqërinë e partneres së tij. Ai ka menduar një dhuratë speciale për një prej reperëve më të njohur shqiptar, për mikun e Loredanës, Noizy-n. Ky i fundit ka bërë të ditur përmes një postimi se ka marrë dhuratë bluzën e futbollistit Karim Adeyemi, i cili luan për Dortmundin.