Aktori shqiptar pjesë e serialit të famshëm “The Walking Dead”
Që shqiptarët kanë arritur suksese të jashtëzakonshme kudo në botë këtë e kanë të qartë të gjithë.
Megjithatë kohët e fundit janë aktorët ata të cilët e kanë marrë “stafetën” dhe gjithmonë e më shumë po i shohim si pjesë të produksioneve të rëndësishme, sic është edhe rasti i Genc Jakupit.
Aktorit shqiptar prej vitesh është pjesë e ekranit të madh e të vogël, me role mjaft interesante, megjithatë së fundmi ai ja ka dalë të bëhet pjesë e kastit të një prej shfaqjeve televizive më të famshme në botë.
Bëhet fjalë në fakt për “The Walking Dead: Daryl Dixon”, spin off-i i 5-të i serialit origjinla, teksa lajmi për pjesëmarrjen e Jakupit jepet nga një postim në Instagram i faqes zyrtare të produksionit.
Shqiptari do të luajë rolin e Armandit, nga emri ndoshta një rol po me origjinë shqiptare, teksa do jetë pjesë e shfaqjes nisur nga seria numër 4.
“Aktori Genc Jakupi i është bashkuar kastit të “The Walking Dead: Daryl Dixon” në rolin e Armandit. Personazhi i tij do të debutojë në episodin 4”,- shkruhet në postim.