Cher së shpejti përballë gjykatës, për çfarë po akuzohet këngëtarja?!
Këngëtarja e njohur Cher do të përballet me akuza të rënda në gjykatë, pasi ndaj saj është ngritur një padi. 76-vjeçarja dyshohet se ka organizuar rrëmbimin e djalit të saj në vitin 2022. Daily Mail publikoi dokumente gjyqësore për incidentin që ndodhi në nëntor të një viti më parë, kur Elijah Blue Allman, djali i yllit të madh dhe Mariangela King aka Queenie nga grupi rock KING u përpoqën të shpëtonin martesën e tyre.
Natën e 30 nëntorit, King pohoi në gjykatë, se katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kapën me forcë Elijan. Ajo gjithashtu pretendon se rrëmbyesit janë punësuar nga Cher. Në të njëjtat informacione thuhet se Cher gjashtë muajt e fundit ka qëndruar në hotelin e famshëm Chateau Marmont në Los Angeles dhe ngrihen dyshime se ka qenë ajo që ka organizuar rrëmbimin e Elijah-s.
Rikujtojmë, se në muajin maj qarkulloi lajmi se Cher dhe Alexander ‘AE’ Edwards i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, pas më shumë se gjashtë muajsh romancë. Disa kohë më parë thuhej se dyshja e njohur ishin fejuar por burimet zbuluan se kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Ndërkaq, së fundmi këngëtarja legjendare dhe muzikanti 37-vjeçar janë parë duke darkuar në “Funke” të Beverly Hills.