Horror në Londër, 15-vjeçarja goditet për vdekje me thikë se nuk pranoi të dilte me agresorin!
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër, ku një 15-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur me thikë para një qendre tregtare në Kroydon. E reja u godit me thikë nga një 17-vjeçar, pasi ajo nuk pranoi të dilte me të dhe refuzoi tufën e tij me lule teksa ajo po shkonte me autobus për në shkollë.
Sipas mediave britanike, viktima, e cila ishte nxënëse në “Old Palace of John Whitgift School” në Croydon, u sulmua më pak se një milje larg portave të shkollës. Shoqja e 15-vjeçares, e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes tregoi se vajza kishte refuzuar lule nga djali pak momente përpara se ai ta sulmonte atë me një thikë. Një tjetër dëshmitare pohoi se e kishte dëgjuar vajzën duke thënë se “nuk donte të dilte më me të”.
Shoferi i autobusit dhe një pasagjer u përpoqën për t’i shpëtuar jetën vajzës, por nuk ajo i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në vend. Autori i ngjarjes u arrestua nga autoritetet pak më vonë në një zonë pranë vendit të ngjarjes.