Nëna e këngëtares Britney Spears në një situatë të keqe financiare!
Nëna e këngëtares Britney Spears thuhet se ndodhet në një situatë të keqe financiare. Sipas një raporti të Page Six, aktualisht Lynne Spears duke punuar si mësuese zëvendësuese, për të përballuar detyrimet e saj. Ndërkaq, burimi i afërt me Lynne shton se:
Ajo është në vështirësi për të paguar faturat e saj. Ajo tashmë ka punuar si zëvendësuese disa herë në disa klasa në shkollë. Marrëdhënia e saj e ndërlikuar me Britney-n ndikoi rëndë në gjendjen e saj financiare.
Ndërkaq, gjatë gjithë periudhës së mëparshme marrëdhëniet e Britney Spears me familjen ishin të acaruara, por pas divorcit nga Sam Asghari duket se gjërat mes tyre kanë ecur mirë. Së fundmi ikona e muzikës pop është parë duke u shoqëruar me Paul Soliz.
Një burim i tha Entertainment Tonight se miqtë e saj nuk e miratojnë partnerin e ri pasi mendojnë se “ai nuk është i mirë për të” dhe kjo është arsyeja pse ata nuk e mbështesin këngëtaren. Polemikat rreth martesës dhe stilit të jetesës së Britney-t vazhdojnë ende. Pas ndarjes së saj nga Sam Asghari, ajo tani beson se ai punonte fshehurazi me babanë e saj Jamie, duke i dhënë atij informacione që do ta ndihmonin ta mbante atë nën kujdestarinë e tij 13-vjeçare.