Nga 1️ tetori hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës! Rama: Së shpejti ratifikimi me Italinë!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga 1️ tetori hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës! Rama: Së shpejti ratifikimi me Italinë!

Nga 1 tetori do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili thotë se qytetarët e të dy vendeve kanë të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve. Kreu i qeverisë thotë se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë.

Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë u miratua nga parlamenti zviceran më 8 dhjetor 2022.

“Në datën 1️ tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre

*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë

#VetëmPërpara”- shkruan Rama.

Çfarë parashikon marrëveshja me Zvicrën?

Marrëveshja e re dypalëshe formalizon marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Ajo mbulon sigurimet për moshën e tretë, si dhe për mbijetuesit dhe invalidët, dhe përputhet me standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja siguron që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të marrin trajtim të barabartë përsa i përket të drejtave për sigurime shoqërore, lehtëson qasjen ndaj këtyre përfitimeve dhe lejon që pensionet të paguhen edhe jashtë vendit.

Ajo gjithashtu vendos themelet për një bashkëpunim dypalësh për të luftuar mashtrimet dhe abuzimet me sigurimet shoqërore. Së fundmi, marrëveshja lehtëson lëvizshmërinë e shtetasve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata ndaj kontributeve të dyfishta të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja do të hyjë në fuqi sapo të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve.

Shqipëria dhe Italia përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet më 26 korrik të 2022. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës u vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali, theksoi aso kohe Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE