Pas DWTS, Olta Gixhari opinioniste në “Big Brother VIP”?

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas DWTS, Olta Gixhari opinioniste në “Big Brother VIP”?

Olta Gixhari ka dhënë së fundmi një intervistë në emisionin “Pardon My French” në ‘Top Albania Radio’.

Teksa ka folur mbi filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe disa prej projekteve të saj, aktorja ceku edhe eksperiencën e saj në “Big Brother”. E pyetur nëse do ta ribënte këtë eksperiencë, ajo u përgjigj:

“Po, do ta ribëja. E kam menduar disa herë këtë pyetje edhe me veten time dhe po do ta ribëja. Nuk jam fare pishman që e kam bërë dhe e kam bërë në kohën e duhur. E kam shijuar shumë por mbetet aty, e kam lënë githçka aty natën e 1 prillit kur unë e mbylla atë derë që askush nuk e besoi sepse ishte edhe dita e gënjeshtrave, por e kam lënë të gjithë si një “eksperiencë të gënjeshtërt”, po e them si metaforë këtë. E kam paketuar dhe e kam lënë aty. U riktheva në personalitetin tim dhe në përditshmërinë time psikologjike,”

A do të pranonte Olta Gixhari një ofertë për në “Big Brother VIP 3” për të qenë opinioniste?

“Jo, nuk besoj nuk e kam në ambiciet e mia këtë pozicion. Është hera e parë që e mendoj dhe mua më është bërë shumë si pyetje edhe nga njërëzit që kanë dëshirë të dinë pak më shumë se çfarë do të bëhet në të ardhmen por nuk e kam menduar me seriozitet ose me një lloj mendimi brenda.,”-shtoi Olta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE