“Do të dua gjithmonë”, tha Loredana për Noizyn por habit me veprimin ndaj reperit Mozzik
vovalbania
September 29, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Pak ditë më parë, reperi Noizy festonte ditëlindjen dhe mori një urim shumë interesant nga bashkëpunëtorja e tij, Loredana.
“Gëzuar ditëlindjen, e adhuroj zemrën tënde. Do të dua përgjithmonë“, tha ndër të tjera Loredana në urimin e saj për Noizy-n.
Mirëpo edhe një tjetër reper që i përket shenjës së peshores feston sot ditëlindjen dhe ai është Mozzik.
Ish partneri i Loredanës feston sot 28 vjetorin dhe ndryshe nga Noizy, deri tani nuk marrë një urim nga reperja me të cilën ka edhe një vajzë me emrin, Hana.
Loredana aktualisht po shijon lidhjen me partnerin e saj futbollist, ndërsa urimi që Mozzik i bëri vetes ishte që ky 28 vjetor të mos e gjente beqar.