Ju prezantojmë me këpucët më të vjetra në Europë!
Këpucët më të vjetra në Europë janë gjendur në një shpellë në Spanjë. Bëhet fjalë për një palë sandale bari, të endura, që mendohet të jenë rreth 6000 vjet të vjetra. Ato u gjendën mes një grumbulli objektesh antike të zbuluara në një shpellë lakuriqësh nate në Spanjë që u plaçkit nga minatorët në shekullin e 19-të. Objektet u analizuan së fundmi në kuadër të një studimi të ri.
Lagështia e ulët dhe erërat e ftohta në shpellë i mbajtën ato të ruajtura jashtëzakonisht mirë. Studiuesit analizuan gjithashtu shporta dhe një grup mjetesh të tjera. “Objektet në fjalë janë seti më i vjetër dhe më i ruajtur mirë i materialeve të fibrave bimore në Evropën Jugore,”-tregon bashkëautorja e studimit, María Herrero Otal.
“Diversiteti teknologjik dhe trajtimi i lëndëve të para të dokumentuara nxjerrin në pah aftësitë e komuniteteve parahistorike,”-shton ajo. Teknikat e reja të datimit të përdorura treguan se koleksioni i 76 objekteve të gjetura në shpellë ishin rreth 2000 vjet më të vjetër se sa mendohej më parë. Disa objekte datojnë edhe 9000 vjet më parë.
Për sandalet ishin përdorur lloje të ndryshme bari në strukturë të cilët shtojnë se në to përfshihen edhe materiale të tjera si lëkura dhe gëlqerja. Shpella ku u gjetën sandalet 6000-vjeçare ishte Cueva de los Murciélagos, ose Shpella e Lakuriqëve, në Andaluzi, në jug-perëndim të Spanjës.