“Lutem që ti të rikthehesh…”, Fero i kërkon publikisht falje Arbenita Ismajlit!

vovalbania September 30, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Lutem që ti të rikthehesh…”, Fero i kërkon publikisht falje Arbenita Ismajlit!

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

Ditën e sotme, Fero ka habitur të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhe kjo për faktin se ai i ka kërkuar publikisht falje gruas së tij. Ai gjithashtu i ka kërkuar që ajo të rikthehet tek ai pasi ka ndryshuar rrënjësisht dhe nuk është më ai i pari.

Gruaja ime e dashur, këtë mesazh ia dedikoj zemrës tënde. U bë kohë e gjatë që kur marrëdhënia jonë pësoi ulje-ngritje. Zbrazëtinë që më jep kjo gjendje jam përpjekur ta kaloj me optimizem që një ditë komunikimi mes nesh do të përmirësohet…

Eh sa mërzitem kur nuk me flet dhe në momentin që më flet demonstron doza urrejtje. Të kuptoj fare mirë, ke arsye për t’u sjellë ashtu.

Më beso që sa hërë mendoj kush kam qënë dhe cfarë kam bërë kundrejt teje, shqetësohem, mërzitem tepër.

Përtej të gjithave dua të të falenderoj thellësisht nga zemra që u bërë shkak për ndryshimin tim, këtë ndryshim rrënjësor që i dha kuptim dhe ngjyra jetës sime. Jam shumë i vërtetë kur them që ti je shkaku dhe arsyeja e këtij ndryshimi.

Pas gjithë atyre vuajtjeve shpirtërore të maskuara me lumturi të rrejshme, pas atij depresioni të kamufluar me buzeqeshje, unë gjeta paqen shpirtërore në praktikimin e fesë. Prehjen shpirtërore për të cilën luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im.

Do të jem falenderues deri në frymëmarrjen e fundit për gjithë ato që të përmenda e të tjera që i di Ai lart, por të siguroj që pas gjithë kësaj lumturie dhe qetësie shpirtërore që gjeta tek të jetuarit për Allah, janë vetëm dy gjëra që më mungojnë thellësisht në jetën time, më mungon ti dhe vajza jonë. Të kërkoj falje me gjithë zemër.

Të kam treguar shumë herë që jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje për të kaluarën time por ti ende nuk beson. Për shkak të keqardhjes që më shoqeron lidhur me të kaluarën time, dua ta bëj publike këtë kerkimfalje.

Ti ke bërë shumë, më ke dhënë shumë mundësi pas gjithë atyre gabimeve që kam bërë në kohën kur nuk kam qënë vetvetja, tani të kërkoj mundesinë e fundit. Me këtë mesazh nuk dua të them “rikthehu”, por lutem që ti të rikthehesh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE