Mbi 20 mijë mesazhe në ‘EncroChat’, si e fundosi reklama në agjencinë imobilare trafikantin shqiptar të drogës në Angli! 

vovalbania September 30, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 20 mijë mesazhe në ‘EncroChat’, si e fundosi reklama në agjencinë imobilare trafikantin shqiptar të drogës në Angli! 

Një i ri shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe me 11 vite e 3 muaj burg, pasi është marrë me shpërndarje droge. Shqiptari Xhuljano Shehu dyshohet se në vetëm katër muaj ka arritur të shpërndajë kokainë që në treg kapte vlerën e 1 milion paund.

Shkak i zbulimit të vendndodhjes së 30-vjeçarit u bë një reklamë e ‘Right Move’, e cila ekspozoi vendndodhjen e biznesit të tij të paligjshëm. ‘Right Move’ është agjenci imobilare në Britani.

Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani të Madhe identifikuan se Xhuljan Shehu kishte përdorur platformën e koduar të komunikimit EncroChat për të shpërndarë drogën e klasit A.

30-vjeçari mbikëqyri importimin dhe shpërndarjen e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe organizoi që droga të shitej në qytetet belge të Anversit dhe Brukselit. Të ardhurat u pastruan më pas në Shqipëri dhe Holandë.

Shehu furnizoi 30 kilogramë kokainë me një vlerë rruge prej 1.05 milionë paund midis 23 marsit dhe 2 qershorit 2020, të cilën e orkestroi nga një banesë në Whittington Way, Pinner. Ai gjithashtu nga fitimet e paligjshme ka blerë prona në Shqipëri me vlerë 2 milion dollarë.

Oficerët e NCA e arrestuan më 24 nëntor 2021. Hetimet treguan se ai kishte përdorur një pasaportë mashtruese greke për të marrë me qira në apartamentin Pinner, në një përpjekje për t’u maskuar. Në portofolin e tij u gjet një kartë bankare me të njëjtin emër.

Kur u mor në pyetje, Shehu mohoi të kishte komunikuar në Encro ose të kishte ndonjë përfshirje në tregtinë e drogës, në vend të kësaj pretendoi se ai punonte në ndërtim dhe po studionte me kohë të pjesshme për një diplomë. Ai pretendoi se nuk kishte njohuri për apartamentin Pinner dhe tha se jetonte vetëm në Uxbridge.

Kjo u hodh poshtë nga hetuesit e NCA-së, të cilët gjetën në telefonin e tij një foto të një programi televiziv në gjuhën shqipe të realizuar brenda banesës Pinner. Telefoni përmbante gjithashtu foto të tjera të drogës dhe parave të gatshme të marra brenda të njëjtës banesë. Pajisjet e pronës nga fotot u përputhën me reklamë në Right Move për banesën.

Fotoja e gjetur në telefonin e shqiptarit

Oficerët e NCA zbuluan 20,902 mesazhe në telefonin Encro të Shehut. Këto treguan se ai kishte pasur biseda me shpërndarës të tjerë dhe kishte dërguar udhëzime për kontrollin e cilësisë dhe marrëveshjeve të drogës.

Shehu gjithashtu dorëzonte disa nga drogat personalisht. Termat “bukë, copa dhe bukë” përmenden shpesh në mesazh, gjë që tregon njohuri të gjuhës shqipe të cilët shpërndarësit e drogës i përdornin si kode për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE