Ndoshta nuk e besoni por kafe me gjalpë është mënyra më e mirë për të humbur në peshë!

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndoshta nuk e besoni por kafe me gjalpë është mënyra më e mirë për të humbur në peshë!

Tashmë është përhapur masivisht një mënyrë e re e konsumimit të kafesë në SHBA dhe mund të konsiderohet si më e çuditshmja. E kemi fjalën për kafe me gjalpë. Receta e realizuar nga David Asprey, përmban një filxhan me ujë të nxehtë, dy lugë e gjysmë me kafe kokërr, një lugë vaj me bazë yndyre lehtësisht të tretshme si dhe një lugë gjalpë, jo e kripur. Këta përbërës, përzihen përreth 20 sekonda. Shumë nga konsumatorët e kësaj kafeje e përdorin atë për të zëvendësuar një vakt.

Një studim i bërë, i publikuar në “Daily Mail” tregon se e gjithë kjo pije është një mëngjes i mirëfilltë për shkak të kalorive që ka. Kështu do të keni më shumë energji, do të digjni kalori, s’do të keni yndyrë të tepërt në trup dhe do të ndiheni të ngopur deri në mesditë. Edhe pse gjalpi në kafe mund të duket një metodë absurde, pasi yndyra është shumë e dëmshme për shëndetin e zemrës, studiuesit kanë vërtetuar të kundërtën.

Sipas tyre gjalpi është më i shëndetshëm se sheqeri, pasi kur ai hidhet në kafe arrin të djeg kaloritë në trupin e individit. Gjalpi në kafe përveçse redukton kolesterolin, gjithashtu e bën kafen më të lehtë për ata individë që konsumojnë mbi tre kafe në ditë. Shija që përfitohet nga kjo përzierje, është e pranueshme për ata që pinë kafenë dhe nuk e humb shijen tradicionale të kafeinës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE