Prezantuesja e njohur Hélène Gateau bënë bujë me deklaratën e saj: “Nuk kam dashur kurrë të kem fëmijë, preferoj t’i përkushtohem qenit tim…”!
Hélène Gateau është një emër jo i panjohur për publikun francez. 42-vjeçarja është veterinere dhe prezantuese e njohur e programit “Hélène et les animaux” në kanalin France 5, por së fundmi ka bërë buje me një deklaratë ku ka treguar përse zgjodhi të ketë një qen dhe jo një fëmijë. Gjithçka nisi katër vite më parë, kur pas ndarjes, ajo vendosi të adoptojë një qen Border Terrier, i cili ndryshoi jetën thellësisht.
Fillova të kem ritme të ndryshme ditore për t’u kujdesur për të, deri në atë pikë sa disa njerëz rreth meje menduan se marrëdhënia ime me qenin ishte pak e ekzagjeruar. Ai mori një rol të rëndësishëm në një fazë vendimtare të jetës sime, siç ishte divorci dhe kur njerëzit po më ushtronin presion mbi mëmësinë. Nuk kam dashur kurrë të kem fëmijë, preferoj t’i përkushtohem qenit tim. Zgjodha të jem më individualiste dhe t’i jepja përparësi stilit të jetesës, lirisë sime. Kur bëhesh nënë, duhet të pranosh shumë rreziqe, ndërsa duke jetuar me qenin tim nuk kam pse të sfidoj nevojën time për kontroll dhe frikën nga aspektet e paparashikueshme të jetës.
Megjithatë, sipas veterineres marrëdhënia me qenin luan me të njëjtat mekanizma të instinktit klasik të nënës, sepse nga pikëpamja hormonale, biokimike, neuronale, ajo që përjeton është shumë e ngjashme me raportin nënë-fëmijë.