Blero bëhet romantik! Në 1-vjetorin e lidhjes këngëtari i bën partneres dedikimin e ëmbël
vovalbania
October 01, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtari i njohur Blero Muharremi pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, Afrona Dika, ka zbuluar se ka rigjetur sërish dashurinë.
Megjithatë artisti akoma nuk e ka bërë publike identitetin e femrës që i ka rrëmbyer zemrën.
Ditën e sotme Blero dhe e dashura e tij festojnë 1-vjetorin e lidhjes.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari teksa ka ka publikuar në InstaStory një foto duke u përqafuar me vajzën misterioze.
“Një vit, një jetë, një pafundësi. Të dua dashuri”- ka shkruar këngëtari.