Prej një viti bashkë, Blero Muharremi na prezanton më në fund me partneren (Foto)
Blero Muharremi pas ndarjes së bujshme me Afrona Dikën zbuloi se ka nisur një lidhje të re.
Këngëtari fillimisht postonte dedikime romantike për të, por më pas la të kuptohet se mund të ishin ndarë. Pas disa statuseve të çuditshme, ai zbuloi se lidhja e tyre vijonte.
E më pas tregoi se lidhja e tij është aq serioze sa e ka prezantuar të dashurën me vajzën e tij, Tarën. Blero ndau disa javë më parë një foto në Instagram ku shihej me partneren dhe Tarën teksa shkruante: “Dy të përjetshmet e mia”.
Tani ai ka prezantuar plotësisht me partneren e tij e cila ka krijuar një llogari publike në Instagram. Çifti ka festuar një vjetorin e lidhjes dhe Blero i ka bërë një dedikim në Instagram.
“Një vit, një jetë, një pafundësi. Të dua dashuri”, shkruan Bleo bashkangjitur një fotoje, ku shihet në momente intime me partneren tij.
Blero ka ngritur dyshime se mund të jetë fejuar duke përdorur ikonën e një unaze, të cilën këngëtari e ka vendosur bashkangjitur dedikimit të ëmbël që ka bërë për të dashurën e tij. Por, mund ta ketë përdorur edhe si shprehje dashurie për të treguar se ajo do jetë gruaja e tij.
Mediat në Kosovë kanë raportuar se partnerja e re e Bleros është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e showbizit, prandaj Blero ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e saj. Gjithashtu thuhet se njohja e tyre ka nisur që në verën që lamë pas.