Mark Zuckerberg shfaqet me sytë e nxirë, çfarë i ka ndodhur miliarderit?!
Mark Zuckerberg ka postuar së fundmi një foto në Instagramin e tij ku e shohim me të dy sytë të nxirë pas një stërvitje jiu jitsu. CEO i Meta-s publikoi një selfie duke shkruar:
Stërvitja doli pak jashtë kontrollit.
Rikujtojmë, se Zuckerberg tha në një intervistë në gusht se ai filloi të praktikonte këtë art marcial gjatë pandemisë së koronavirusit, duke shtuar se sporti i dha atij një energji armiqësore.
“Është gjëja më e përsosur. Pas një ose dy orësh stërvitje, me njerëz të ndryshëm, më bën gati të shkoj dhe të zgjidh çdo problem në punë”,-kishte thënë Mark. Miliarderi vuri në dukje gjithashtu se ai stërvitet me trajnerin Dave Camarillo, i cili e ndihmoi të fitonte një medalje ari dhe argjendi në konkursin e tij të parë jiu jitsu në maj.
Mark Zuckerberg është një adhurues i ushqimit të shpejtë. Drejtori i Përgjithshëm i Meta-s ka zbuluar se konsumon 4000 kalori në ditë. Përmes Threads, miliarderi i tekonologjisë ndau listën e menusë së tij të preferuar, nga një fast food i famshëm. “20 kofsha pule, patate të skuqura të mëdha, akullore Oreo, byrek me mollë dhe ndoshta disa cheeseburger për më vonë. Unë konsumoj 4000 kalori në ditë.”