Nis shpërndarja e pensioneve të indeksuara për 767 mijë pensionistë!

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis shpërndarja e pensioneve të indeksuara për 767 mijë pensionistë!

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nisi shpërndarjen e pensioneve të indeksuara në masën 8.6%, për 767 mijë pensionistë në vend. Nga vendimi i qeverisë përfitojnë të gjitha kategoritë: pensionet e pleqërisë, ato të plota, të pjesshme, të reduktuara, të invaliditetit, pensionet në qytet e në fshat apo që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj. Përmes bashkëpunimit me Postën Shqiptare dhe bankat tregtare bëhet e mundur shpërndarja e pensioneve të rritura për përfituesit.

Në mënyrë të vazhdueshme, si një masë mbrojtëse për të përballuar goditjet e njëpasnjëshme, qeveria shqiptare ka ndërmarrë politika që kanë pasur si qëllim forcimin e mbrojtjes sociale.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kjo rritje mbulon të gjithë ndryshimin e çmimeve për periudhën gusht 2022-gusht 2023, të matur nga INSTAT-i në mënyrë të dedikuar për kategorinë e pensionistëve. Indeksi i Çmimeve të Konsumit për Pensionistët është i ndryshëm nga Indeksi i Popullatës, pasi merr në konsideratë ndryshimet e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve që konsumojnë pensionistët.

Për periudhën tetor-dhjetor të këtij viti, efekti financiar në Buxhetin e Shtetit llogaritet në rreth 3.1 miliardë lekë, ndërsa për vitin e ardhshëm do të jetë 12.1 miliardë lekë.

Vit pas viti këto shpenzime rriten më tej, për shkak të efektit mbetës për vitin pasardhës, pasi kjo është një e drejtë e fituar dhe e garantuar për çdo qytetar që trajtohet nga skema, si dhe për ata që në të ardhmen do të përfshihen në të.

Gjatë vitit të kaluar janë realizuar dy indeksime, në total në masën 9.5%, me efekt financiar 5.4 miliardë lekë. Krahas këtyre rritjeve, Qeveria, ka dhënë edhe bonuset, si ai i fundvitit që tashmë është i përfshirë në Ligjin e Buxhetit të çdo viti dhe i cili do të akordohet edhe këtë vit.

Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë të ditur se në fund të vitit, pensionistët do të marrin edhe bonusin prej 5 mijë lekësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE