Pikë kthese në trajtim! OBSH rekomandon vaksinën e dytë për fëmijët e prekur me malarie!
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar miratimin e një vaksine kundër malaries të bërë nga universiteti i Oksfordit, e cila ka treguar mbrojtje të qëndrueshme në prova, duke shënuar një pikë kthese në trajtimin e një sëmundjeje që vazhdon të vrasë qindra mijëra fëmijë çdo vit.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së tha se grupi mjekëve ka rënë dakord për të përdorur vaksinën e dytë për përdorim të gjerë në parandalimin e malaries tek fëmijët në rrezik të sëmundjes.
“Vite më parë, OBSH rekomandoi përdorimin e gjerë të vaksinës së parë të malaries. Sot OBSH po rekomandon një vaksinë të dytë. Si një studiues i sëmundjes, kam ëndërruar ditën kur do të kishim një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër malarias. Tani kemi dy”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus-drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.
Miratimi i R21/Matrix-M shton një goditje shumë efektive në trajtimet për malarien, teksa synimet janë për përhapje në një shkallë të gjerë në vendet në Afrikën Sub-Sahariane që kanë më shumë nevojë për të si rezultat i marrëveshjes së prodhimit të Oksfordit.
Bazuar në të dhënat e ekspertëve në OBSH, u shqyrtuan provat që treguan se injektimi reduktoi rastet simptomatike me 75 për qind në vit pas tre dozave të vaksinës, me një dozë të katërt të treguar për të ruajtur mbrojtjen.
Malaria, e cila shkaktohet nga parazitët e transmetuar nga mushkonjat, mbetet një kërcënim i rëndësishëm për shëndetin global, veçanërisht në Afrikë, e cila në vitin 2021 ishte epiqendra me 95 për qind të rasteve dhe 96 për qind e një totali global prej mbi 600,000 vdekjesh.
Fëmijët nën 5 vjeç përbënin katër të pestat e të gjitha vdekjeve në rajon. Sëmundja është e parandalueshme dhe e shërueshme, megjithëse më shumë se 240 milionë raste në mbarë botën janë regjistruar në vitin 2021.