Dita e “Mean Girls “: Tina Fey nxjerr në ankand një skenar të filmit!
E marta është, sigurisht, dita e “Mean Girls”. Më saktë, dita 3 Tetor cilësohet e tillë. Për të gjithë ata të cilët nuk po e kuptojnë se si është vendosur kjo ditë, në filmin popullor të vitit 2004, “Mean Girls”, ka një skenë ku Aaron Samuels (i luajtur nga Jonathan Bennett) i kthehet Cady Heron (Lindsay Lohan) në klasë dhe e pyet se çfarë dite është.
Ajo përgjigjet:
Është 3 tetor.
Kështu lindi “Mean Girls Day”.
Filmi është kthyer në një klasik dhe madje ka nxitur një muzikal, i cili gjithashtu do të bëhet një film i planifikuar të shfaqet vitin e ardhshëm. Tina Fey, e famshme për kohën e saj si yll dhe shkrimtare në “Saturday Night Live” si dhe “30 Rock” dhe projekte të tjera, është krijuesja e filmit dhe muzikalit “Mean Girls”. Ajo po bën diçka të veçantë për nder të “festës”.
Fey po nxjerr në ankand skenarin e shënuar të “Mean Girls the Musical” dhe ai vjen i plotësuar me shënimet dhe skicat e saj të shkruara me dorë, duke ndarë mendimet dhe idetë e saj nga krijimi i filmit origjinal dhe muzikalit. Kushdo që blen skenarin do të trajtohet me shtesa si një skicë e nënës së Regina George, znj. June George, e luajtur në film nga Amy Poehler, me komentin “Amy Poehler ishte ikonë!”. Ankandi për skenarin e Fey zgjat deri më 6 tetor në theauctioncollective.com.