Eneda Tarifën do e shohim si prezantuese të këtij spektaklit të njohur!
Këngëtarja e mirënjohur e pop-it shqiptar Eneda Tarifa, pavarësisht muzikës, duket se nuk i ndahet shpirti nga moderimi.
Burime për Living, bëjnë me dije se Enedën këtë vit do ta shohim si moderatore në edicionin e 3-të të ‘Këngë Moj’ në ekranin e Vizion Plus.
Kjo nuk është hera e parë për të në moderim, ndaj publiku shqiptar e pret me padurim prezantimin mjaft të natyrshëm që Eneda di të sjell gjithmonë.
Nëse do të rikthehemi pas në kohë, në fillim të viteve 2000 ajo la gjurmë me hitin e saj të parë “Ika larg”.
Ky sukses do të pasohej me dhjetëra këngë, koncerte dhe konkurse muzikore në të cilat Tarifa ka shkëlqyer gjithmonë, duke marrë shpeshherë çmime të rëndësishme.
Në vitin 2016, Tarifa përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Përrallë”, pas çmimit të parë në Edicionin e 54 të Festivalit të Këngës.
Suksesi i saj u pasua me fitoren e ‘Kënga Magjike’ 2019, me këngën “Ma Zgjat Dorën”.