Nga dhoma e spitalit, Atalanta Kërçyku tregon pritshmëritë e saj mbi “Dancing With The Stars”!

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga dhoma e spitalit, Atalanta Kërçyku tregon pritshmëritë e saj mbi “Dancing With The Stars”!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Një nga konkurrentet e këtij edicioni është dhe Atalanta Kërçyku. Shumë e dashur për publikun, Atalanta ka treguar se një vajzë e bukur mund të jetë edhe e zgjuar teksa shpeshherë ka qenë pjesë e paneleve të ndryshme. Ajo ka qenë ditën e sotme e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ku ka treguar më shumë mbi ndjesitë e saj në këtë garë të madhe.

Atalanta fatkeqësisht këtë lidhje telefonike e ka bërë nga spitali, pasi u shpreh se është sëmurë për shkak të virozave. Megjithatë, Atalanta ka treguar më shumë për provat, përgatitjet, pritshmëritë e saj, si dhe mbi partnerin e saj në kërcim, Luixhinon:

Është njeriu më i rreptë, por njëkohësisht dhe njeriu më i mirë që njoh. Me aftësitë e mia, jam e sigurtë që do të fitoj (qesh). Besoj që sot mbasdite do t’i rikthehem provave. Unë jam VIP 6 dhe Xhixhi tha që vjet ka fituar me VIP 3 dhe këtë vit meqë është sezoni i dytë i bie VIP 6, (duke nënkuptuar se do fitojmë). Pjesa e show-t është pjesë e pandarë e “Dancing With The Stars”, por do të fokusohemi tek kërcimi. Do të më pëlqente të kërceja belly dance, do të ishte diçka e veçantë.

Si i shikon anëtarët e jurisë?

Jam tejet e lumtur me secilin prej tyre. Secili ka pozicionin e vet dhe anën e tij të shikimit. Besoj që do të mirëpritem.

Cili nga konkurrentët të duket si më i fortë?

Enxhi Nasufi më duket e frikshme. E kam parë duke kërcyer dhe më pëlqen shumë. Nëse për djemtë, Eni Shehu…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE