Pensionistët që kanë udhëtuar për dekada me kroçere: “Është më lirë se azili…”!
Një çift pensionistësh kanë prenotuar 51 kroçere radhazi, pasi sipas tyre jeta në det është më e lirë se shtëpia e të moshuarve. Marty dhe Jess Ansen filluan udhëtimin e tyre maratonë qershorin e kaluar. Në një vit e gjysmë ata i kanë kaluar ditët duke kërcyer, ngrënë, duke bërë miq të rinj dhe duke parë botën. Të tjerë që i bashkohen anijes për lundrime më të shkurtra kërkojnë të takojnë çiftin, historia e të cilëve ka frymëzuar njerëzit në vendin e tyre.
Marty thotë se janë mësuar aq shumë me jetën në det sa nuk dinë më të rregullojnë një shtrat apo të gatuajnë një vakt. Pensionistët kanë udhëtuar për dekada, por vendosën të pushojnë me kohë të plotë pas pandemisë Covid. Pasi u ndjenë sikur humbën disa vite argëtim mes bllokimit të rreptë australian, ata krijuan një plan për pushimet.
Dyshja kanë të gjitha vaktet e tyre të përfshira në çmimin e biletës dhe arrijnë të anashkalojnë punët e përditshme falë një ekipi të stafit në bord që pastron dhomën e tyre. Në javët në vijim çifti do të lundrojë në Hawaii. Ata kanë ende 8 muaj të tjerë para se të zbarkojnë për disa muaj në tokë të thatë.