“Uroj shumë…”/Rudina Dembacaj flet për dashurinë me Markun dhe vazhdimësinë e saj!
E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ndryshe” ka qenë aktorja e njohur, Rudina Dembacaj. Ajo ka zbuluar detaje në lidhje me karrierën e saj dhe dashurinë, gjithashtu ka treguar më shumë rreth projekteve të bukura që pritet të sjellë së shpejti dhe që ka dëshirë t’i finalizojë.
Do të angazhohej Rudina në politikë?
Nuk është se nuk më është propozuar, duke patur edhe Markun një ‘back up’ do thoja për të patur një karrierë politike të gjithë ma kanë propozuar por nuk besoj se do të më bënte të lumtur.
Do të ishte e majtë apo e djathtë sa i përket bindjeve politike?
Do të isha e majtë. Shpesh herë ne fëmijëve shqiptar sepse nuk e di nëpër botë si funksionon po politika edhe na është injektuar pak nga familja. Edhe im atë ishte majtësisht i majtë dhe nuk kam se si të dal unë e djathtë. Kemi lexuar komentet kur kanë dalë liderat politik në televizor kështu që nuk shpëtojmë dot.
E mendon Rudina Dembacaj largimin nga Shqipëria?
Nuk e imagjinoj dot veten jashtë Shqipërisë, nuk e di. E vetmja gjë që më tremb.
Duke u ndalur tek dashuria aktori i njohur Visjan Ukcenaj e pyeti:
Visjani: E dashur Rudina njihesh për fleksibilitetin në dashuri, ke kaluar shumë dashuriçka nëpër duar, a mund të themi me plot gojë se kjo është e fundit duke qenë se edhe unë kam patur një ndikim në këtë?
Rudina: Uroj shumë por asnjëherë nuk e vë dorën në zjarr. Do të doja në fakt të ishte e fundit sepse është shumë impenjative por është edhe interesante po ta mendosh, nuk është se përtoj (qesh)
Adi: Po vjehrra më e mirë kush ka qenë?
Rudina: Të them të drejtën nuk ka qenë kjo që është sot por nuk dua ta them se cila ka qenë (qesh).