60 makina Porsche në ankand, sipas ekspertëve secila mund të ketë vlerën e një milion dollarëve!
Është një prej koleksioneve më të shtrenjta të makinave Porsche, që sipas vlerësimeve bëhet fjalë për 60 makina që kapin shumën e 36 milionë dollarëve. Shtëpia e ankandeve RM Sotheby, do t’i ofrojë koleksionin e bardhë të Porsche atyre personave që ofrojnë më së shumti. Secila prej këtyre makinave pritet të shitet nga një milion dollarë. “Tufa” e Porsche pritet të shiten në ankand më 1 dhe 2 dhjetor 2023.
Rikujtojmë, se kompania amerikane Sacrilege Motors modifikoi Porsche 911 (964), instaloi një motor elektrik Tesla dhe e quajti projektin e saj Blackbird. Edhe pse emri Sacrilege mund të tingëllojë si një shaka për komunitetin dhe entuziastët e 911, pronarët e kësaj kompanie pohojnë se po bëjnë gjithçka për të ruajtur frymën e Porsche klasike duke reduktuar gjurmët mjedisore.