Diola tregon pse i dha fund miqësisë me Nitën

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Diola tregon pse i dha fund miqësisë me Nitën

Diola Dosti dhe Nita Latifi ishin goxha shoqe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por jashtë Diola ndjeu një indiferencë nga ana e Nitës.

Në “Natën me Aulonën”, dietologia tregoi pse vendosi t’i bënte unfollow në Instagram duke ndërprerë përfundimisht miqësinë mes tyre.

“Brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ kam qenë njësoj si edhe jashtë dhe nëse është një individ që ka pasur një problem me shëndetin, unë kam bërë edhe rolin e nënës, duke qenë vetë nënë, për ta mbrojtur në mënyrë instiktive. Pashë që ky investim emocional që dhashë [për Nitën] aty brenda, nuk u barazua me pjesën jashtë kur dola.” – tha ajo.

“Pashë një energji totalisht ndryshe, [u ndjeva] pak e zhgënjyer dhe thashë: ‘E di çfarë? Kur unë investohem dhe nuk marr diçka mbrapsht, më mirë të fus vizën’,” shtoi në vijim.

“Nita është një vajzë shumë e mirë, i uroj shumë suksese,” përfundoi Diola.

Me fjalë të tjera, shoqëritë e “Big Brother” janë si ato shoqëritë tona dikur në plazh. Janë të bukura, por zgjasin shumë pak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE