“Kam marrë valixhet dhe jam larguar”, Dojna Mema rrëfen për përplasjet në çift

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam marrë valixhet dhe jam larguar”, Dojna Mema rrëfen për përplasjet në çift

Dojna Mema dhe partneri i saj, Vlashent Sata në publik duken si çifti më i qetë dhe pa probleme, por në një deklaratë të fundit, moderatorja tregoi se përplasjet mes tyre janë të forta.

Ajo tregoi se dikur pati përplasje aq të fortë me Vlashentin sa i linte valixhet gati për tu larguar pas debateve.

“Nuk jemi të qetë fare nëse përplasemi. Madje, kur rrinim te apartamenti i vjetër valixhja ime rrinte gjithmonë gjysmë e bërë.”-tregoi ajo mes notave humoristike në “Natë me Aulonën”.

Më pas, Dojna zbuloi debatet dhe dramat mes tyre, ku tha:

“Në momentin që bëhet një debat i fortë më fshihet në atë moment çdo gjë që ka ekzistuar përpara dhe them “Kjo nuk është jeta që dua”. Dhe e kam gjithnjë valixhen gati dhe shtoj vetëm ndonjë gjë kështu, është ajo pjesa e dramacitetit. E mbyll dhe e tërheq.”

Moderatorja tregoi se është larguar mbi 20 herë nga shtëpia, por lutjet e Vlashentit e bënë atë të kthehet, duke shtuar më pas se ai “ia mori dorën” dhe kthehej vetë.

“Jam larguar shumë herë. Mbi 20 herë po kthehesha ditën tjetër. Kur sa je njohur është ai që vjen të kërkon, pastaj ta merr dorën dhe ti thjesht kthehesh vetë.”

Gjithsesi, tani që është bërë mami gjërat kanë ndryshuar. E sigurisht, Dojna ka hequr dorë nga dramaciteti. Tani? Futet në dhomë dhe reflekton me veten.

“Por, tani që është djali sigurisht që nuk e bëj më. Futem te dhoma dhe e reflektoj me veten.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE