Më në fund, Selena Gomez tregon pse hoqi Dua Lipën nga Instagram-i
Disa muaj më parë, Selena Gomez u bë sërish kryefjala e mediave, pasi u bëri unfollow disa personave të famshëm në Instagram, duke përfshirë Gigi, Bella Hadid, Zayn Malik dhe Dua Lipën. Për këtë të fundit, u shpreh se e hoqi padashje.
Në një intervistë me Fast Company, Sel sqaroi se pse i bëri unfollow Duas dhe tha: “Thjesht po pastroja Instagram-in (me fjalë të tjera, po hiqte ca njerëz nga lista e ndjekësve). Pastaj, dikush më mori në telefon dhe më pyeti: “Ç’ndodhi me Duan?”.
Gomez tha se e gjitha ishte një aksident, ndaj edhe i bëri sërish follow këngëtares shqiptare. Sa i përket Gigi-t, Bella-s dhe Zayn-it, nuk dha ndonjë përgjigje.
Duket se gocat u sqaruan asokohe, pasi Selena postoi në Instagram një foto nga koleksioni i Duas me Versace.
“Një moment i vogël Versace/Dua”, shkroi ajo në mbishkrim dhe Dua i komentoi: “Engjëëëëll”, shoqëruar me emoji me sytë me zemra.