“Na lejoni t’i japim makinës ligjërisht”, një grup të rinjsh kërkojnë ndryshimin e moshës nga 18 në 15 vjeç, për patentë shoferi në Shqipëri!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Na lejoni t’i japim makinës ligjërisht”, një grup të rinjsh kërkojnë ndryshimin e moshës nga 18 në 15 vjeç, për patentë shoferi në Shqipëri!

Një grup të rinjsh të gjithë të moshës 15-16 vjeç kanë ndërmarrë një nismë të veçantë.  Ata kërkojë që të ulet mosha e lejuar për drejtimin e makinës nga 18 vjeç (siç parashikon ligji shqiptar) në 15 vjeç.

Burime nga Top Channel mësojnë se ata janë bërë bashkë dhe kanë marrë nismën për të hapur një peticion në change.org  për mbledhjen e firmave ku kërkojnë mbështetje për të bërë të mundur që të rishikohet ligji dhe t’u jepet e drejta ligjërisht të drejtojnë makinën që në moshën 15 vjeç.

“Dua të ndryshoj moshën legale të drejtimit të makinës në Shqipëri nga 18 në 15 vjeç, sepse shumica e 15 vjeçarëve që njoh duke përfshirë edhe veten tonë dinë të ngasin shumë mirë dhe mezi presin të mbushin 18 vjeç për të drejtuar një makinë legalisht por pse jo ligjërisht kur jemi 15 vjeç. Kështu që kërkoj nga të gjithë shqiptarët të na ndihmojnë”, shkruajnë ata.

Deri tani peticioni ka marrë 3799 nënshkrime me objektivin për të shkruar te 5000 nënshkrime.

Nga një hulumtim dhe një vëzhgim që Top Channel ka bërë rreth ligjit dhe procedurave që ndiqen për pajisjen me leje drejtimi në vende të ndryshme të botës rezulton se, pjesa më e madhe e botës, kufirin e moshës minimale, e lejuar për t’u pajisur me patentë për drejtimin e makinës e ka 18 vjeç, natyrisht këtu hyn edhe Shqipëria.

Por ka disa vende që e kanë ulur moshën minimale  te 15 vjeç, siç ky grup të rinjsh e kërkon edhe për Shqipërinë. Pra kjo është një praktikë e njohur.

Nga vendet evropiane Finlanda dhe Franca lejojnë 15 vjeçarët të drejtojnë makinën por nën mbikëqyrjen e një të rrituri. Finlanda në veçanti lejon që 15 vjeçarët jenë shoferë pa nevojën e dikujt që i mbikëqyr por vetëm për një mikromakinë që janë makina të vogla një vendëshe dhe përgjithësisht elektrike.

Në Estoni mosha e lejuar është 16 vjeç por me kusht që të mbikqyret nga një i rritur ashtu si në Austri dhe Danimarkë për 17 vjeçarët.

Pak më tutje në Amerikën e Veriut, janë Kandaja, Meksika dhe SHBA-ja ku 15 vjeçarët mund të jenë shoferë por me disa kufizime.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës p.sh. i lejojnë të rinjtë e moshës 15 vjeç të drejtojnë një makinë por me mbikëqyrjen e një të rrituri dhe në moshën 16 vjeçare ata mund të pajisen me patentë por me leje të kufizuar.

Në Kanada, patentat e shoferit lëshohen nga qeveria e provincës ose territorit në të cilin i riu banon. Kështu, rregulloret specifike në lidhje me patentat e shoferit ndryshojnë nga krahina në krahinë, megjithëse në përgjithësi ato janë mjaft të ngjashme. Atje (Kanada) nga mosha 14-16 vjeç mund të drejtosh një makinë por me mbikqyrjen e një të rrituri. Nga mosha 16-17 vjeç ke të drejtën të pajisesh me një patentë por me leje të kufizuar.

Meksika gjithashtu i lejon 15 vjeçarët t’i japin makinës nën mbikëqyrjen prindërore dhe 16 vjeç mund t’i japin vetë makinës por u duhet paraprakisht një leje prindërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE