“Only Murders in the Building” do të rikthehet me një sezon të katërt!
Në ditën e episodit final të serialit “Only Murders in the Building”, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, u njoftua se seriali i njohur do të rikthehej sërish për një sezon të katt. Në postim shkruhej:
“Only Murders in the Building: do të rikthehet për Sezonin 4! Le të fillojë hetimi!
Në serial luan Steve Martin, Selena Gomez dhe Martin Short si tre fqinjë në një ndërtesë luksoze në New York, të cilët janë adhurues të vërtetë të krimit. Pas vrasjes së një fqinji tjetër në sezonin 1, treshja nis një podcast dhe e gjejnë veten duke u përfshirë në hetim. Sezoni 3 zbuloi se grupi punonte më i pavarur sesa në sezonet e kaluara.
Bashkë-krijuesi i serialit John Hoffman tha për Variety se ata do të ribashkohen në sezonin e ri për të punuar në zbardhjen e një vrasjeje tjetër. Ai shtoi:
Sapo na morën për sezonin 4. Pra, dhoma ku jemi tani, pasi kemi fituar këtë kuptim për veten dhe se çfarë do të thotë treshja për ta, ndihet si një trampolinë e shkëlqyer në sezonin e ardhshëm, ku ata janë kthyer së bashku plotësisht për këtë çështje dhe për arsye të mirë, sepse ndodhet afër shtëpisë.